Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 24 maj

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 24 maj

13:19, 23/05/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 27°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco