SYRI TV/ ‘Nata e zjarrit të bardhë’ e Edmond Budinës. Makthi, jermi dhe 20 ditët e fundit të teatrit

15:50, 17/05/2023
A+ Aa A-

Tre vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, aktori dhe regjisori Edmond Budina sjell për lexuesin romanin “Nata e zjarrit të bardhë”. Libri është një metaforë e fortë, që frymëzohet nga ngjarjet e Teatrit Kombëtar, parë nga një rrafsh artistik. Sipas autorit botimi ishte detyrim ndaj qëndrestarëve të teatrit dhe qytetarëve, të  luftuan kundër shembjes së tempullit të lirisë.

SYRI TV

Rrëfimi i ndërtuar mbi një metaforë të fortë e mbi simbole, është një përpjekje për të nxitur lexuesin për reflektim.

Narrativa e librit mbetet e hapur, siç ka mbetur edhe pas 3 vitesh shembja e Teatrit Kombëtar. Budina thotë se botimi është detyrim për qëndrestarët e tempullit të lirisë, kurse dëshira e tij është e njëjta. 

Teatri Kombëtar vjen si imazh i plotë në mendjen e lexuesit, ndërsa teksti nuk mund të lexohet thjesht si një roman. Ai është një kumt i rëndësishëm , që e bën lexuesin të mendoj gjatë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco