Vritet i mituri në Gramsh, psikologia: Duhet t’i mëshojmë edukimit dhe jo arsimimit të thjeshtë

13:25, 17/05/2023
A+ Aa A-

Fatjon Bici është adoleshenti, i cili ka mbetur i vrarë pas një sherri mes adoleshentës në Gramsh, ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe një tjetër.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte pranë shkollës 9 vjeçare “Asllan Shahini'', ndërsa viktimë ka mbetur 15 vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Erjona Hoxha psikologe, e ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv theksoi se mbi të gjitha shoqëria duhet të jetë e fokusuar tek edukimi dhe jo vetëm tek arsimimi. Hoxha u shpreh se gjithashtu dhe marrëdhënia shkollë-komunitet prindërish duhet të jetë shumë më e fortë dhe më bashkëpunuese.

Ajo çfarë duhet të na bëjë të gjithëve bashkë janë fëmijët, të rinjtë tanë dhe kjo nevojë që ne si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi.

Fëmijët tanë duhet të na bëjnë bashkë që të flasim të gjithë me të njëjtën gjuhë për edukimin. Asnjë nuk është përgjegjës fiks për këtë rast. Nuk mund të gjejmë një fajtor pasi nuk kemi një fajtor të vetëm. Në përgjithësi ne duhet t'i mëshojmë më shumë marrëdhënies shkollë – komunitet prindërish. Duhet të jemi më bashkëpunues me të rriturit në radhë të parë. Ne të gjithë njerëzit e rritur që jemi edukatorë të brezit të ri duhet të ndihemi fajtor për këto raste që nuk janë as të rastësishme. Që do thotë në këtë rast prindërit duhet të kishin qenë shumë më të vëmendshëm, pra ne kemi një grup të rinjsh të organizuar me thika e doreza, çka do të thotë që kjo nuk i ndihmon të rinjtë tanë, ka të rinj që janë larg këtyre tipave dhe vetëm nga ndikimi që merret, ata  ju afrohen këtyre grupeve. Çfarë do të thotë që duhet t’i mëshojmë edukimit dhe jo arsimimit të thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco