Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vritet i mituri pranë oborrit të shkollës në Gramsh, Lami: Duhet vëmendje e shtuar! Këmbana e alarmit bie për të gjithë

12:44, 17/05/2023
A+ Aa A-

Fatjon Bici është adoleshenti, i cili ka mebtur i vrarë pas një sherri mes adoleshentës në Gramsh, ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe një tjetër.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte pranë shkollës 9 vjecare “Asllan Shahini'' , teksa 15 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Adriatike Lami drejtuese e Shkollës ‘Wilson’ eftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se këmbana bie për të gjithë, dhe se shoqëria duhet të ndryshojë qasjen ndaj të rinjve në mënyrë që të shmangen këto tragjedi.

 Është një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për familjen shoqërinë dhe të gjithë ne dhe mesazhi që unë dua të jap është se askush nuk është i përjashtuar nga raste të kësaj natyre, prandaj këmbana për të disatën herë nuk bie veç për atë që i ndodh po për të gjithë ata që janë familje, që janë në një shkollë, mësues, edukatore, prindër. Kemi folur disa herë që shoqëria jonë është në një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe u bë disa kohë që flitet shumë për bullizmin jo vetëm në shkolla por për të rinjtë. Shkaqet në shumicën e rasteve janë banale, për një fjalë goje, për një mënyrë të pari apo të prekuri, fëmijët tanë katandisen në konflikte që të marrin jetën, në konflikte pa kthim. Dukemi shumë të dobët të gjithë, shoqëria familja dhe shkolla, përballë këtij realiteti e cili është si puna e ortekut, fillon me rrokullisjen e një topi bore të vogël dhe nuk ndalet më deri në marrjen e jetës. Shqetësimi duhet të jetë dhe është shumë i madh. Unë mendoj se nuk ka as rëndësi vendi se ku ndodh ky konflikt .

Di të them që shoqëria nuk po menaxhon dot mënyrën si t'ju qaset të rinjve që ata të menaxhojnë veten e tyre dhe qasjen e tyre sidomos në rrjete sociale dhe pse jo në mënyrën e të parit të jetës dhe gjërave. Duhet një vëmendje më e shtuar. Çdo ditë një prind, një familjar, një mësues, duhet të ngrihet dhe të pyesë fëmijën apo nxënësin e vet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e shqetëson..?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco