VIDEO-SYRI TV/ Mungesë infrastrukture për PAK, Gjovalin Shqalshi: Ka mungesë të rampave

20:30, 13/05/2023
A+ Aa A-

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara gjatë procesit të votimit është ngritur si shqetësim nga përfaqësues të kësaj kategorie. Teksa 1 ditë na ndan nga votimet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, personat me aftësi ndryshe thonë se hasin shumë pengesa, ndaj rreth 90% e tyre mund të mos votojnë.

Nga SYRI TV

Teksa vetëm 1 ditë na ndan nga zgjedhjet vendore të 14 majit, personat me aftësi të kufizuara kanë shprehur shqetësimin e mungesës së infrastrukturës gjatë procesit të votimit.

Për para e tetraplegjikët, të verbërit dhe invalidët e çdo kategorie, mungesa e rampave dhe fletëve të votimit me shkrim brail janë problematika të mbartura prej vitesh, që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Teksa bëjnë thirrje të ofrohen kushte më të mira për personat me aftësi ndryshe gjatë votimeve, përfaqësues të kësaj kategorie thonë se për shkak të mungesës së kushteve, rreth 90% e tyre mund të mos votojnë. 

Përfaqësuesja ligjore e tyre foli për diskriminimin dhe privimin nga e drejta e votës për këto kategori, duke mos u ofruar kushtet e përshtatshme.

Në të gjithë vendin janë rreth 170 mijë persona me aftësi ndryshe, 150 mijë prej tyre me të drejtë vote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco