Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Vlora në emergjencë mjedisore, mbetjet urbane lihen pa u pastruar

12:11, 11/05/2023
A+ Aa A-

Rreth 21 milionë euro ka kushtuar ndërtimi i landfillit të Sherishtës, por mbetjet urbane në Vlorë nuk pastrohen. Syri Televizion bëri një vëzhgim në disa lagje të qytetit, ku konstatoi se mbetjet urbane nuk pastrohen prej ditësh. Këtë e dëshmojnë dhe vetë banorët e këtyre zonave, të cilët tregojnë se situata vjen duke u rënduar

SYRI TV

Këto janë mbetjet urbane të hedhura kudo dhe që rrinë me javë të tëra pa u pastruar në lagje të ndryshme të Vlorës.

Syri Televizion ka bërë një vëzhgim në disa lagje të qytetit, si në lagjen “Pavarësia”, “Kushtrimi” etj, ku konstatoi se mbetjet urbane nuk pastrohen prej ditësh. Këtë e dëshmojnë dhe vetë banorët e këtyre zonave, të cilët tregojnë se situata vjen duke u rënduar.

Siç shihet, mbetjet hidhen kudo, disa në kosha e disa jashtë tyre, ndërsa jo të pakta janë rastet kur mbetjet përfundojnë në kanalet e ujërave të zeza, duke e bërë dhe më të rëndë situatën me ndotjen.

Bashkia e Vlorës dhe qeveria shqiptare kanë paguar plot 20.8 milionë euro për ndërtimin e landfillit të Sherishtës, i cili supozohej se do të shërbente për grumbullimin e mbetjeve të qytetit.

Por ky investim nuk është ende gati, pasi kompania ndërtuese e Klodian Zotos është vënë nën sekuestro, duke sjellë gjithashtu që mbetjet urbane në Vlorë të hidhen ende në mes të qytetit në fushën e vjetër të plehrave që ndodhet në lagjen ‘24 Maji’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco