Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 11 maj

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 11 maj

12:40, 10/05/2023
A+ Aa A-

Ditën e Enjte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, shkruan Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiut me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin.

Hera-herës reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 8 deri 15°C

në zonat e ulëta 9 deri 21°C

në zonat bregdetare 10 deri 20°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco