Kafe Shqeto/ Siguria ushqimore, eksperti: Situata dramatike. Mungojnë analizat, sepse kushtojnë

Kafe Shqeto/ Siguria ushqimore, eksperti: Situata dramatike. Mungojnë analizat, sepse kushtojnë

13:25, 08/05/2023
A+ Aa A-

Për të folur mbi sigurinë ushqimore në vendin tonë ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV, profesor doktor Abdyl Sinani, ekspert teknolog ushqimor.

Gjatë fjalës së tij eksperti u shpreh ndër të tjera se duhet një punë më e madhe nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të siguruar që ushqimi që shqiptarët konsumojnë çdo ditë të jetë i sigurtë.

Sinani: Tek pula dhe mishi lejohet një normë e caktuar e antibiotikut, por pula dhe lopa kur përdoren pesticide, direkt lopës i kalon në qumësht dhe qumështi dëmton organizmin e njeriut në qoftesë i ka këto mbi normën dhe direkt nga vezë nga pula. Atëherë çfarë bëhet për këtë rast? Dihet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) duhet të bëjë një kontroll të vazhdueshëm të këtyre. Por nga ato shifra që dolën nga 600 kontrolle dalin 10-12% të infektuara. Duhet të ketë më shumë, por nuk bëjnë analiza të shumta se janë të shtrenjta. Atëherë detyrimisht duhet të caktohet një normë nga Ministria e Bujqësisë që të bëhen të gjitha analizat se nuk ka punë çmimi këtu se është jetë e njeriut, duhet se s’bën të bëhen analizat. Jo s’ka para, ka para për të marrë kidet. Që të eci kjo punë e kontrolluar dhe tek mishi dhe tek pula dhe tek të gjitha, duhet që AKU të jetë organ më vete, të varet nga qeveria se nuk intereson Ministrisë së Bujqësisë se kur fola unë për rrezikun e gripit të pulave atë të AKU-së u bënë me Ministrinë e Bujqësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco