Kafe Shqeto/ Gjok Vuksani: Situatë alarmante e sigurisë ushqimore, antibiotikë dhe pesticide në tavolinë

Kafe Shqeto/ Gjok Vuksani: Situatë alarmante e sigurisë ushqimore, antibiotikë dhe pesticide në tavolinë

12:40, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një alarm i kuq është lëshuar pas disa të dhënave mbi atë se çfarë konsumojnë shqiptarët çdo ditë në tavolinat e tyre.

Sipas analizave gjatë vitit 2022 në produktet ushqimore gjenden mbetje të antibiotikëve dhe pesticideve disa herë mbi normat e lejuara.

Për shembull tek mostrat e marra nga vezët rreth 10% e tyre kanë rezultuar me mbetje antibiotikësh mbi normat e lejuara, mjalti në rreth 11% të rasteve me antibiotik mbi normat e lejuara.

Perimet dhe frutat mbi 12% të rasteve me mbetje pesticidesh mbi normat e lejuara.

Këto janë të dhënat e raportuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për periudhat janar-mars 2023, të cilat tregojnë se sa i rrezikshëm është ushqimi që ne konsumojmë.

Image

Për të folur për këtë rrezikshmëri kaq të lartë që gjendet tek ushqimet që ne konsumojmë ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI.TV, Drejtori i Politikave Bujqësore në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani.

Kafe Shqeto: Qeveria nuk e ka pasur tendencën për të raportuar këto skandale, ka pasur përpjekje nga ana e Shoqatave të Konsumatorit, nga ana e gazetarëve për t'i raportuar këto shkelje që behen me ushqimin në tryezat tona, por duket se kësaj radhe i ka dalë lajmi nga kontrolli?

Vuksani: Abosoltuisht është hera e parë që bien në kontakt me njoftime dhe lajme zyrtare të institucioneve.

Janë dy institucione përgjegjese për sigurinë ushqimore: është Autoriteti Kombëtar i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Autoritetet Kombëtar i Ushqimit që është AKU dhe do ta themi dhe për të drejtë autori është emisioni Alert i cili i ka marrë këto informacione në rrugë zyrtare dhe unë isha në panel dhe rashë në kontakt me këto rezultatate dhe me thënë të drejtën isha i shokuar nga këto analiza të kontrollit zyrtar që kanë ndodhur me ushqimet shqiptare.

Kafe Shqeto: Mos dikush nga AKVMB dhe AKU dhe nuk i janë dukur shqetësuese që i kanë raportuar?

Vuksani: Në çdo 10 kokrra vezë një vezë ka nivelet më të larta të antibiotikut, 10% e tyre. Ta themi më thjesht çfarë ka ndodhur. Zakonisht si pasojë e procedurave të mbashtrimit të pulave apo të kafshve ka ndodhur që gjatë këtyre proceseve janë dhënë antibiotik dhe këto antibiotikët pastaj transmetohen nga veza tek njeriu. Janë substanca shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, mund të themi se janë substanca kancerogjene nga fetusi i fëmijve deri tek të rriturit.

Dhe mjalti ka përqindje të larta, të antibiotikëve, 9.96 përqind për të qënë i saktë i të gjithave mostra të marra në shqyrtim. Nga ana tjetër në bazë të analizave që janë marrë kemi një nivel shumë të lartë jo tek antibiotikëve më por tek pesticidet. Pesticidet për të gjithë dëgjuesit që nuk e kuptojnë përdoren për trajtimin e bimëve gjatë ciklit të tyre biologjik në mëyrë të tillë që të luftohen insektet dhe sëmundjet. Niveli  i mbetjeve të pesticideve është mbi 11.5% të rasteve. Pra nga 100 raste,  11.5% e rasteve të marra në shqyrtim janë mbi normat maksimale të lejueshme. Dhe për mendimin tim si agronom me eksperience jemi në nivele alarmante, jemi në red alarm( lajm i kuq).

Dhe çfarë duhet të konsumatori? Konsumatori me aq sa ka mundësi të blejnë tek vendet që janë më të sigurta, tek vendet që janë më të njohura, mos të blejnë tek tezgat e panjohura, të mos blejnë në rrugë, kjo është njëra anë e masave individuale që merr njeriu.

Kafe Shqeto: Po mendohet se është rruga më e rrezikshme apo supermarketi?

Vuksani: Ideja është këtu. Duhet shteti, duhet institucionet shtetërore të më garantojnë sigurinë e jetës sime. Sepse siguria ushqimore është pjesë e Sigurisë Kombëtare, kaq e rëndësishme është. Në fund të fundit pse janë institucionet. Sipas mendimit tim janë për të siguruar shëndetin e konsumatorëve. Dhe gjithë kontrollet dhe procedurat që zbatohen janë për të mos ardhur tek kjo ditë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco