VIDEO-SYRI TV/ Bora e pranverës mbulon Kukësin, Fierza afër kuotës maksimale

16:49, 26/04/2023
A+ Aa A-

Reshjet e borës janë rikthyer në Kukës edhe pse jemi në stinën e pranverës. Nuk ka probleme në akset rrugore, por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes pasi ka rrëshqitje gurësh. Ndërkohë që reshjet e shiut kanë  ndikuar në rritjen edhe të nivelit të Fierzës duke arritur ne afërsi të kuotës maksimale.

Nga SYRI TV

Teksa jemi në stinën e pranverës Kukësi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu në zonat e ulëta dhe bore në zonat e larta malore mbi 1000 m.

Shishtaveci mëngjesin e se mërkurës  është mbuluar nga bora dhe sipas autoriteteve deri më tani nuk ka pa probleme në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të bëjnë kujdes në rrugën Kukës-Shishtavec, pasi në disa segmente mund të ketë edhe rënie të gurëve dhe bore.

Ndërsa reshjet e shiut kanë rritur  prurjet e lumenjve duke ndikuar në rritjen edhe të nivelit të ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës. Në tre ditë niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se dy metra duke arritur 293.76 m.

Sipas KESH Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 400 metër kub në sekondë. Për kuotën maksimale që është 296 m duhen dhe 2.24 m. Aktualisht Fierza ka një turbine në punë nga katër që ka gjithsej ndërkohë që më herët kishte turbine në punë.

Prodhimi i energjisë me një turbinë bëhet për shkak të krijimit të rezervës energjetike për muajt e thate të verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco