Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

23:01, 21/04/2023
A+ Aa A-

Parashikimi i motit sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Edhe për javën që presim përpara ashtu si ditët e fundit vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

Image

Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Image

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites shtim vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta. Në relievet e larta malore të vendit këto reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco