SYRI TV/ Rruga e dëmtuar, burim aksidenti në Sevaster. Banorët: Asnjë masë, bllokon 5 fshatra

11:38, 12/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Plloçë në njësinë administrative Sevaster bëjnë apel për sistemimin e rrugës, e cila është dëmtuar tre muaj më parë, por nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e saj. Sipas banorëve kjo rrugë bëhet burim aksidenti nëse nuk do të rregullohet. Ndërkohë që ankesat e tyre vijojnë duke u shprehur se uji në çezmat e tyre nuk është i pijshëm, edhe pse janë hedhur miliona euro për ujësjellësin

SYRITV

Pas afro 3 muajsh nga dëmtimi i rrugës që të çon në njësinë administrative Sevaster në fshatin Plloçë, përveç tabelave nuk është marrë asnjë masë tjetër për sistemimin e saj.

Banorët tregojnë se ndihen të frikësuar kur kalojnë në të teksa sipas tyre nëse rruga shembet bllokon totalisht mbi 5 fshatra të kësaj njësie.

Banorët, përveç rrugës kanë probleme edhe me furnizimin me ujë duke u shprehur se janë hedhur miliona euro për ujësjellësin, por uji në çezmat e tyre nuk konsumohet.

Në njësinë administrative Sevaster gjenden disa fshatra si Plloçë, Vajzë, Sevaster, Golimbasë dhe Shkozë.

Në zonë jetojnë mbi 500 familje sot, të cilët kalojnë në një rrugë që rrezikon shembjen dhe furnizohen me ujë të ndotur në çezmat e banesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco