SYRI TV/ Kurbin/ Banorët e lagjes 'Demokracia' pa ujë: Nuk ia dalim dot

11:23, 12/04/2023
A+ Aa A-

2 mijë banorë të lagjes ‘Demokracia’ në Mamurras vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se nuk kanë mundësi të blejnë ujin dhe ndihen të lodhur nga premtimet e politikës që bëhen sa herë që vjen fushata por që nuk vendosen në zbatim

SYRI TV

Janë mbi 2 mijë banorë të lagjes 'Demokracia' në Mamurras të Kurbinit, të cilët vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm pasi linja e ujësjellësit ka dalë jashtë funksionit.

Ata thonë se kostoja e blerjes së ujit është e papërballueshme për ta, ndërsa apelojnë pushtetin vendor të gjeje një zgjidhje ndaj këtij problemi disavjeçar.

Banorët thonë se ndihen të lodhur nga premtimet boshe, të cilët kujtohen vetëm në kohë fushatë.

Qytetarët kanë paralajmëruar protesta deri në bllokimin e rrugëve kryesore deri në zgjidhjen e kësaj problematike, ndërsa nga Bashkia e Kurbinit ata thonë se janë diskriminuar pasi nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për shqetësimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco