Emigrimi në Gjermani/ Pas mjekëve dhe infermierëve, po ikin nga Shqipëria farmacistët dhe dentistët

Emigrimi në Gjermani/ Pas mjekëve dhe infermierëve, po ikin nga Shqipëria farmacistët dhe dentistët

21:07, 10/04/2023
A+ Aa A-

Pas mjekëve dhe infermierëve, trendi më i fundit i ikjes drejt Gjermanisë janë farmacistët dhe dentistët të cilët mund të kenë hapur një biznes të tyrin në Shqipëri, por sërish tentojnë Gjermaninë.

Por duket se këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët.

Sipas “TCH”, shteti gjerman u krijon barrierë kur bëhet fjalë për të hapur biznes, pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.

“90% e tyre nuk e marrin diplomën me të parën”, tha mjekja Aurora Dollenberg.

Një farmacist apo dentist duhet të tentojë disa herë për t’u pajisur me diplomë e që më pas mund t’i krijohet mundësia për të hapur biznes, por deri atëherë është rrugë e gjatë. Ndërsa mjekët që ikin e kanë më të thjeshtë pasi shkojnë si të punësuar.

“Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres, ka risk”, tha Dollenberg.

Vetëm në 5-vjeçarin e fundit kanë ikur nga Shqipëria 5 mijë bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco