Drama e familjes Fodulli: Investuan 17 vite punë në emigracion e ikën sërish nga erdhën, të mashtruar nga PS

Drama e familjes Fodulli: Investuan 17 vite punë në emigracion e ikën sërish nga erdhën, të mashtruar nga PS

14:20, 10/04/2023
A+ Aa A-

Pas 17 vjet pune të fortë në emigracion në ishullin grek të Kretës, çifti Sokrat dhe Dhoksie Fodulli, së bashku me djemtë, Ergesin dhe Sebastianin, u kthyen në fshatin e tyre Sop rrëzë parkut arkeologjik të Apolonisë për të investuar kursimet e tyre për një jetë më të mirë, që mos të shfrytëzoheshin më. Ata investuan 30 mijë euro duke marrë toka me qira dhe ngritën një kope me 170 krerë të imta, dele, tregon gazetari Xhevahir Beharaj i SYRI TV.

Vitet kalonin, investime kryheshin, dokumente për subvencione plotësoheshin, naftë pa akcizë për punimin e tokave e kompensim nga qeveria nuk jepej.

Në kushte të tilla ku shteti nuk ndihej e nuk ndihmonte blegtorin e fermerin e  ndershëm, ata i shitën të gjitha të imtat dhe mbajtën vetëm  15 krerë.

Në dhjetë vjet punë e sakrificash të të gjashtë personave të kësaj familjeje për zero, fitim, djemtë u mërzitën, pohon Dhoksia. Djemtë u mërzitën dhe iu rikthyen emigracionit.

Iku i madhi Ergesi me gruan e tri fëmijët në Kretë të Greqisë dhe më pas edhe Sebastiani, edhe ai me gruan e tri fëmijët në Gjermani. E  nisën përsëri nga e para, nga zeroja.

Image

Meqënëse prindërit vendosën të rrijnë në fshat, vëllazëria u la në ruajtje godinat; tokat ua la me qira. Në oborr të banesës tyre është dhe një automjet pune, që e blenë djemtë për punë.

“Asgjë nuk po shkonte, harxhime kishim, taksa e tatimepër të paguar dhe asnjë fitim.”

Në atë pak tokë para shtëpisë kanë ngritur 3 kashtore dhe e përdorin si lokal për ato muaj vere kur kalojnë turistët që të marrin  ndonjë pije freskuese apo ujë të ftohtë.

Në këto kushte ata falimentuan, sepse erdhën në Shqipëri të investojnë se[se fitoi PS-ja në vitin 2013, por jo që nuk fituan nga investimi i tyre prej 30 mijë eurosh, por dolën me humbje dhe me fëmijët larg syve.

Si kjo histori që na tregoi Sokrat dhe Dhoksi Fodulli në fshatin Sop të bashkisë Fier ka me qindra të tjerë që u kthyen për një jetë më të mirë  të i vestonin, por jo që nuk dolën me fitim por u rikthyen emigracionit duke e  nisur nga e para, mga zeroja.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco