Moti për ditën e sotme, në zonat malore reshje dëborë

Moti për ditën e sotme, në zonat malore reshje dëborë

09:02, 09/04/2023
A+ Aa A-

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat lindore të territorit, duke krijuar dhe mundësi për reshje afatshkurtre.

Në orët vijuese do të shtojnë vranësirat gradualisht në të gjithë vendin tonë, ku parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në sasira të pakta dhe në zona të izoluara në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore, bën të ditur Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco