Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ 13 vite me hemodializë: Si përballoj shpenzimet për sëmundjen, dua ndihmë që të bëj transplant

17:15, 06/04/2023
A+ Aa A-

Prej 13 vitesh, Mariglen Memaj nga Vlora trajtohet me hemodializë. Së bashku me të ëmën vijnë shpesh në Qendrën Spitalore të Tiranës për kontrolle, por shpenzimet janë bërë të papërballueshme. Transplanti i veshkave është i vetmi shpëtim për të, por gjendja ekonomike nuk e lejon të kryejë ndërhyrjen, ndaj i bën apel qytetarëve dhe instancave shtetërore që ta ndihmojnë.

Nga SYRI TV

Ky është Mariglen Memaj nga Vlora, i cili prej 13 vitesh vuan nga sëmundje e rëndë në veshka. I shoqëruar nga e ëma, ai vjen shpesh në Tiranë për të kryer procesin e hemodializës dhe kontrollet që ka të nevojshme. 12 mijë lekë që merr nga kempi janë të ardhurat e vetme me të cilat përballojnë jetesën.

Ardhja në Tiranë është një sfidë më vete për Mariglenin dhe nënën e tij, pasi u shtohen kostot, siç janë transporti apo shërbimet shtesë që duhet të marrë.

E ëma e Mariglenit tregon se e ka rritur mes sakrificash pasi u braktis nga i shoqi, ndërsa prej 13 vitesh që i biri trajtohet me hemodializë, është shoqëruesja e përhershme e tij. Sëmundja e djalit i ka rënduar shumë gjendjen ekonomike. Të ardhurat janë krejtësisht të papërfillshme kundrejt shpenzimeve të shumta.

Transplanti i veshkës është i vetmi shpëtim për Mariglenin. Teksa tregojnë se nuk përballojnë dot kostot për një ndërhyrje të tillë, ai dhe e ëma i bëjnë apel për ndihmë qytetarëve dhe instancave shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco