KAFE SHQETO/ Anomalitë e shëndetësisë në vend sipas mjekes shqiptare në Gjermani

11:38, 06/04/2023
A+ Aa A-

Dr. med. Aurora Dollenberg, e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto” ka sjellë edhe një herë në pah për audiencën anomalitë e mjekësisë shqiptare krahasuar me mjekësinë në shtetin gjerman, ku prej disa vitesh ajo po ushtron profesionin e mjekes.

Dollenberg është shprehur se në Gjermani pacienti paraqet kartën e shëndetit për të marrë shërbimin e nevojshëm, dhe nuk kanë asnjë marrëdhënie ekonomike me të, pasi nuk është e nevojshme dhe as e lejuar.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket sikur mjekët shqiptarë janë në një konflikt të hapur me qeverinë, studentët e rinj nuk marrin diplomat nëse duan të ikin, shumica kanë ikur çfarë po ndodh me komunitetin tuaj dhe në kuadër të Konferencës që organizuat çfarë kuptuat?

Aurora Dolenberg: "Shumë mirë që mbase e nise në këtë formë, ndërkohë që shumë ikin ka dhe nga ata si unë që përpiqen të vijnë jo për të qëndruar definitivisht këtu,  por të paktën për të bërë edhe një sensibilizim, një nivelizim të mjekëve që e kemi akumuluar këtë njohuri në dekadën e fundit në Evropë, dhe me këto kolegët këtu të Tiranës dhe nga rrethet e tjera që u mblodhëm në këtë konferencë, kemi mbajtur disa leksione shumë shumë të rëndësishme që të paktën për studentët dhe mjekët e rinj ishin një sensibilizim që mjekësia në fund të fundit kudo është njësoj.

Rroga definitivisht ndryshon, por e kemi thënë që nuk është ajo baza kryesore për të qenë një mjek i mirë."

Flavio: Sa i takon nivelit të trajtimit që i kanë mjekët dhe kolegët që ju hasni në vendin tonë, çfarë po kalojnë në këto momente me ndryshimin e ri që është kjo korsia preferenciale që nuk kemi më shëndetësi falas. Çfarë ndryshimi sjell kjo?

Aurora Dolenberg: "Faktikisht ishte dhe një ndër temat e konferencës se si të realizohet edhe në Shqipëri një marrëdhënie shumë e kordinuar mjek-pacient-sistem.

Në kohën kur në Gjermani vjen pacienti, vendos kartën e shëndetit dhe ne nuk kemi asnjë marrëdhënie ekonomike me pacientin dhe mua kjo më gëzon shumë.

Për fatin e mirë nuk e kemi të nevojshme mbi të gjitha dhe me ligj nuk është e lejueshme sepse në atë moment kemi një konflikt interesi. 

Kam të vështirë që në momentin zero t’i marr një pagesë pacientit dhe në momentin e dytë ta trajtoj dhe shëroj atë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco