KAFE SHQETO/ Reagimi emocional i fëmijës nga ndarja e prindit, Tomorri: Ndarjet e tilla kalojnë në disa faza

KAFE SHQETO/ Reagimi emocional i fëmijës nga ndarja e prindit, Tomorri: Ndarjet e tilla kalojnë në disa faza

10:45, 05/04/2023
A+ Aa A-

Sonila Tomorri, mjeke psikiatre ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto” ku ka komentuar reagimet emocionale të fëmijëve nga ndarja e prindit, për një periudhë të caktuar kohore.

Tomorri është shprehur se të tilla ndarje krijojnë tek fëmijët përjetime që kalojnë në disa faza, nga ajo e protestës ku fëmijë shfaq të qara deri tek tërheqja që natyrshëm i vjen për shkak të mungesës së gjatë të prindit.

Diskutimi në studio:

Ola: Si i shpjegoni ju këto reagime emocionale që përjetojnë fëmijët nga ndarja prej prindit?

Sonila Tomorri: "Gjej rastin të përmend që kjo që ju sapo shfaqët është një situatë që nuk marr përsipër  të shpjegoj rrethanat pasi nuk jam shumë në brendësi të saj, por le të flasim në përgjithësi në lidhje me se çfarë ndodh kur fëmijët ndahen nga prindërit, siç është nëna/ babai për arsye të ndryshme sepse ndarjet nga prindërit ndodhin për arsye të ndryshme si p.sh puna si në rastin konkret, për arsye të emigrimit siç ne kemi mjaft familje shqiptare që i përjetojnë këto apo për arsye sëmundjesh që janë të detyruar t’i lënë fëmijët pra ndarje nga figurat kryesore.  

Tani, reagimi emocional i fëmijës ndaj prindit kalon në disa faza: Së pari vjen një fazë që quhet protestës ku fëmija shfaq të qara, shqetësim do që ti shkojë nga pas e thërret do që ta përqafojë do të shpërthejë dhe me inat/ tërbim edhe nëse në ato momente që ka filluar ky inat protesta e madhe nëna apo prindi kthehet ai përsëri e refuzon.

Për të shpjeguar këtë ne kemi parasysh momentin kur lëmë fëmijën në çerdhe, mund të ndodhë e gjitha kjo tablo që unë sapo thashë".

Ola: Sa është probabiliteti që një fëmijë të harrojë nënë e tij/ prindin e tij për një periudhë relativisht të gjatë?

Sonila Tomorri: "Jo nuk ekziston si mundësi. Sigurisht, reagimi i parë mund të jetë një tërheqje që natyrshëm fëmijës i vjen për shkak të mungesës së gjatë dhe të pashpjegueshme të moshës së vogël, por kjo gjë mund të rikuperohet brenda disa orëve ose ditëve brenda të gjithë rrethanave të mirë-mbështetjes ose rritjes së tij nga prindi tjetër, nga familjarët nga shpjegimet që i kanë dhënë e me radhë.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco