SYRI TV/ Rehabilitimi i ish-fushave të aviacionit në Vlorë, banorët kundër projektit

14:36, 03/04/2023
A+ Aa A-

Banorët që jetojnë pranë ish-fushave të aviacionit në Vlorë janë kundër projektit të rehabilitimit të zonës. Ata shprehen se nëse ky projekt do të vihet në zbatim do t’u shkaktojë probleme, pasi rrugët do të ndihen mbi nivelin e shtëpive të tyre  dhe kur të bjerë shi do të sjellë përmbytje.

Nga SYRI TV

Projekti i rehabilimit ne zonën e ish-fushave të aviacionit në Vlorë që ka nisur zbatimin, kundërshtohet nga banorët e zonës. Ata shprehen se rrugët në brendësi të këtij blloku banimi, janë ngritur në nivel më të lartë se shtëpitë e tyre dhe nëse do të bjerë shi do të sjellë përmbytjen e banesave të tyre. Banorët i bëjnë thirrje firmës që zbaton këtë projekt që të studiojë një herë zonën dhe më pas të nisë zbatimin.

Projekti rehabilitues është i qeverisë shqiptare për zonën e ish-fushave të aviacionit. Ky projekt financohet nga Fondi i Zhvillimit me një kosto totale 263 milion lekësh me TVSH. Punimet kanë nisur, kanë afat realizimi 9 muaj i cili duke parë ecurinë nuk pritet të përmbushet. Firma zbatuese e projektit është “Vëllezërit Hysa” sh.p.k.

Gazetar: G.Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazhi: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco