Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

SYRI TV/ Fshati Kolajakaj në Lezhë me mungesë rrugësh e uji, banorët: Prej vitesh nuk ka investime

14:05, 03/04/2023
A+ Aa A-

Prej vitesh banorët e fshatit Kolajakaj në Lezhë vuajnë mungesën e infrastrukturës por edhe të ujit të pijshëm. Ata shprehen se bujqësia është mënyra e vetme e tyre e jetesës, por bashkia e Lezhës i ka harruar duke mos investuar në sistemin e rrugëve. Këto kanë sjellë edhe braktisjen e fshatit nga banorët.

Nga SYRI TV

Mungesa e investimeve prej shumë vitesh e ka vështirësuar jetesën e banorëve të fshatarit Kolajakaj në Lezhë, të cilët merren me bujqësi. Ata tregojnë se bashkia e Lezhës nuk është kujtuar në këto vite për të investuar, duke bërë qe shumë prej tyre të largohen dhe braktisin fshatin.

Përveç mungesës së theksuar të infrastrukturës, banorët e këtij fshati kanë problem ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike.

Të gjendur përballë mungesës së investimeve,banorët po largohen çdo ditë, ndërsa tokat e tyre bujqësore po i lënë djerrë, prodhimet e se cilës nuk kanë ku t’i shesin.

Gazetar: M.Marku

Pamje: Syri TV

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco