Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Cilësia e ujit të çezmës, problematike, kreu i ERRU: Fukarenjtë e pinë, nuk i gjen gjë!

Cilësia e ujit të çezmës, problematike, kreu i ERRU: Fukarenjtë e pinë, nuk i gjen gjë!

17:42, 15/03/2023
A+ Aa A-

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend, kreu i Entit Rregullator të Ujit prezantoi raportin për vitin 2022.

Në konkluzione të këtij raporti të ardhurat janë 7.5 mln lekë plus.

Por sipas deputetëve të opozitës këto të ardhura nuk janë përkthyer në përmirësim të cilësisë së ujit.

Sipas deputetit demokrat Luan Baçi uji i çezmës nuk duhet të cilësohet si i pijshëm.

Por për kreun e ERRU-së, Ndriçim Shani qytetarët mund të pinë ujin e çezmave pasi nuk përbën asnjë problem.

‘Në kohën e Enverit nuk kemi pasur ndonjëherë 24 orë ujë në ditë. Ka njerëz fukarenj sa të dush që pinë ujin e çezmës dhe nuk i gjen gjë, se është i pijshëm. Ne që kemi rroga pak më të larta, e blejnë ujin’, ka thënë Ndriçim Shani në komisionin e veprimtarisë prodhuese në Kuvend.

Duke marrë një mesatare, në në vitin 2016 qytetarët kishin ujë 12.3 orë në ditë, ndërkohë në 2022 furnizimi është shtuar me 4 orë.

Një nga problematikat që u diskutuan në këtë komision ishin tarifimet e faturave aforfe. Ndërkohë humbjet në rrjet vijojnë të jenë të larta, por sipas raportit ka një rënie të lehtë nga 67% në 63.4%. /Scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco