KAFE SHQETO' Ankthi tek fëmijët, Sonila Tomorri: Janë dyfishuar rastet në 10 vitet e fundit

KAFE SHQETO' Ankthi tek fëmijët, Sonila Tomorri: Janë dyfishuar rastet në 10 vitet e fundit

12:07, 15/03/2023
A+ Aa A-

Sa më shumë të dini për ankthin e fëmijës suaj, aq më mirë do të jeni të pajisur për t’i ndihmuar ata të mësojnë aftësitë e duhura të përballimit në momente frike dhe shqetësimi.

Duke kuptuar shenjat e ankthit, çfarë e shkakton atë dhe duke u mësuar fëmijëve tuaj aftësi të dobishme për t’u përballur, ju mund t’i përgatisni më mirë ata për një fëmijëri të shëndetshme emocionalisht dhe mendërisht.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’ ishte Sonila Tomori psikiate për fëmijë e adoleshentë e cila ka trajtuar gjerësisht disa nga rastet kur fëmijët në moshën mbi 6-vjeç shfaqen për konsultë pasi në bazë të faktorëve të ndryshëm janë të prekur nga ankthi.

Tomori u shpreh se në 10 vitet e fundit, fatkeqësisht numri i rasteve është dyfishuar.

Diskutimi në studio:

Flavio:  Flasim për shifra të lartë të fëmijëve të prekur nga ankthi, ku kemi gabuar?

Sonila Tomori: "Ankthi si një fenomen emocional mjaft shqetësues ka jo vetëm përjetime psikologjike, por edhe përjetime somatike ose trupore, dhe në këtë formë na vjen si tablo klinike tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ankthi në fakt nuk ka një faktor që ne e bëjmë dhe ai rritet, në fakt ai vetë është shumë faktorial dhe shumë shpesh në fushën e psikiatrisë ende etiologjia është e paqartë se si prirja gjenetike ndikohet nga faktorë ambjentorial nga faktorë të mikro/ makro ambientit dhe mënyra se si ndërthuren së bashku që në një fëmijë të na japin çrregullime ankthi dhe tek një tjetër vetëm simptoma.

Ne kemi në dorë vetëm të identifikojmë për secilin fëmijë se çfarë shkon jo mirë dhe të ndihmojmë aty ku profesionistit ja merr mendja se si dhe ku duhet të ndihmohet, kjo në vija të përgjithshme.

Në 10-vjeçarin e fundit është dyfishuar valenca e ankthit te fëmijët dhe ky rezultat duket se është dyfishuar pas periudhës së Covid-9, ndonëse këto shifra nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me covidin, por me ngjarjet e mëdha stresonte siç ishte ky i fundit shtojnë përjetimin e ankthit te fëmijët.

Ola: Si mund ta kuptojmë që një fëmijë është i prekur nga ankthi?

Sonila Tomori: "Tani mund të përdorim me lehtësi fjalët si: empati, nuk është empatik, kam ankth, ndjej një ngarkesë të madhe emocionale dhe kur i pyet fëmijët në çfarë do lloj moshe, kuptohet mbi 5-6 vjeç se për çfarë të kanë sjellë prindërit sot këtu, ata thonë se jam këtu se kam ankth.

Ankthi është i larmishëm sidomos te fëmijët.soc

Një fëmijë me ankth mund të ketë që nga rrahjet e zemrës të shtuara dhe këtu prindi prekupohet për ta çuar tek kardiologu sepse ankon marrje fryme dhe një lloj dhimbjeje në anën e majtë dhe mund të shkojë menjëherë për tu vizituar për ankesën bazë. Më pas paraqiten tek profesionisti i shëndetit mendor".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco