Kafe Shqeto/ Platformat online të pasigurta, Xhensila Xhelili: Po promovohen modele të gabuara te të rinjtë

13:51, 13/03/2023
A+ Aa A-

Jetesa me teknologjinë nuk mund të zhbëhet, por mund të administrohet.

Zgjidhja më e mirë për të garantuar sigurinë e mediave sociale është të kontrolloni cilësinë e privatësisë së çdo rrjeti të mediave sociale, duke vëzhguar vazhdimisht aktivitetin e fëmijëve në Tik Tok.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto”, për të diskutuar më tej lidhur me eksperiencat e saj më fëmijët e grupmoshave të ndryshme, për fenomenin e ‘TIK-TOK’ ishte psikologia, Xhensila Xhelili.

Pjesë nga biseda:

Ola: Zoti Pulaha u shpreh se niveli i kontrollit të prindërve ndaj fëmijëve nuk është aty ku duhet, cili është çelësi për t’i bërë ata të ndihen të sigurt gjatë kohës kur ata kanë akses në rrjete sociale?

Xhensila Xhelili: "Unë punoj me fëmijët dhe adoleshentë klinikë dhe në nivele shkolle dhe shikoj se si fenomen është i aksesueshëm dhe i pakontrollueshëm.

Unë kam mbesën time e cila është veçse 4-vjeçe dhe mund ta aksesojë fare thjesht TikTok-un dhe të shohë video të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e saj. Kjo më bën të kuptoj që sado prindërit apo platforma të ketë privatësinë  e vet, në nivele contenti apo sasie është e pamundur që fëmijët të aksesojnë përmes këtij rrjeti.

Edhe pse ka një ndarje për fëmijë nën dhe mbi moshën 18-vjeç, unë mendoj se nuk është e përshtatshme për tu pasur si aplikacion në telefon.

Flavio: Mund të themi se ti i bashkohesh kësaj rryme të re për ta mbyllur Tik-Tokun si aplikacion?

Xhensila Xhelili: ‘Tik Tok’ ka promovuar shumë modele në Shqipëri, ku në fakt unë së bashku me disa kolegë të mitë në vend kemi marrë një nismë përmes disa njerëzve që ne njohim dhe punojnë në Angli për mbrojtjen dhe privatësinë, janë ekspertë për zonën e Ballkanit.

Këta të rinj të cilët përdorin gjuhë të shëmtuar dhe të papërshtatshme janë kthyer në modele për jetën e përditshme pë mjaft adoleshentë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco