KAFE SHQETO/ TikTok në këmbanë alarmi për fëmijët, Klaudio Puhala: Prindërit duhet t'i monitorojnë

12:58, 13/03/2023
A+ Aa A-

Krahas rrjeteve të shumta sociale që përdoren në botë, së fundmi, trendi më i ri sidomos edhe për fëmijët shqiptarë është aplikacioni TIK TOK”.

Por, sa të sigurt janë fëmijët nga Tik-Tok?

Jetesa me teknologjinë nuk mund të zhbëhet, por mund të administrohet. Zgjidhja më e mirë për të garantuar sigurinë e mediave sociale është të kontrolloni cilësinë e privatësisë së çdo rrjeti të mediave sociale, duke vëzhguar vazhdimisht aktivitetin e fëmijëve në Tik Tok.

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, "Kafe Shqeto” ishte aktivisti i shoqërisë civile i cili qëndron afër çështjeve që kanë të bëjnë me rininë, Klaudio Puhala. Ai ka treguar se prindërit duhet të jenë monitorues të mirë të fëmijëve për të mos i lënë perdorimin e rrjeteve sociale në një moshë të re.

Diskutimi në studio:

Klaudio Puhala: "Është në të vërtetë një pikë shumë alarmante edhe pene profesionistët.Çdo ditë po vijnë raportime sa i përket pasigurisë në internet dhe kemi patur 50 raportime që i kemi trajtuar në mënyre të mirëfilltë rastet që kanë të bëjnë me: ngacmime, shantazhime, abuzime dhe ngacmime seksuale.

Vlen të theksohet se në internet grabitqarët seksual presin 'prenë e tyre' dhe është për të vënë duart në kokë se si është e mundur që në këtë moment prindërit nuk po i  monitorojnë mjaftueshëm fëmijët e tyre. Në momentin që ata i lëne një fëmijë internetin në dhomë pa e monitoruar është në të vërtetë domethënëse, sepse tek e fundit një fëmijë 12-vjeçar nuk mund të jetë në internet, duhet të jetë duke lexuar ndonjë libër ose pse jo të bëjë dica konstruktive me prindërit.

Keshtu qe fakti që vec Tik-Tok-ut kemi edhe shumë platforma të tjera që janë shumë të frikshme për fëmijët, sepse ata sot mund të jenë rasti kur kanë bërë ndonjë video virale, pa dashur tu kthehem raste të mëparshme.

Në momentin që kemi shqetësime në internet, ALIN6 bashkë me një platform që quhen ‘i sigurt.al’, prej vitesh tashmë përmes bashkëpunimeve të shumta, kemi bërë të mundur që në momentin që një video raportohet ta kemi mbyllur.

Ola: Çdo dy ditë në portal mesatarisht një fëmijë raporton të tilla rastesh, ku në total duket se ka një raport prej 150 rastesh. Mendoni se kontrolli i prindërve ka qenë në nivele të pakta, pra inekzistente dhe cilat janë nga ana tjetër faktorët që po e çojnë drejt këtij fenomeni?

Klaudio Pulaha: "Gjatë vitit 2022 ky portal ka raportuar 150 raste, por kapitur mbi 300 raste sa i përket pasigurisë në internet.

Tashmë asnjë fëmijë nuk është më pa një smartphone, apo nëse ti shkon në shkollë bën një sondazh dhe nuk ka fëmijë që nuk e përdor Tik-Tok-un. Ka raste kur nuk ngrenë një, por ngrenë dy duar në momentin që i pyet.

Kur nuk kanë një adresë të tillë, është bërë trend që ta hapin menjëherë, sepse në shoqëri mund të jesh ‘jashtë tredi nëse nuk e ke një rrjet social të tillë"

Flavio: Pas vendimeve që ka marrë BE, nëse Tik-Tok sipas algoritmeve në vendet ku është krijuar p.sh në Kinë fëmijët shohin gëra edukative, kurse këtu tek ne pisllëqe. A është e drejtë që edhe Shqipëria duhet tu bashkohet këtyre vendeve si SHBA dhe Be, te cilët  kanë zhdukur si aplikacion?

Klaudio Puhala: "Para disa javësh një kolegu im ka bërë një thirrje sa i përket Shqipërisë, që të mbyllet Tik-Tok-u. Është e rëndësishme të mendohet nëse ky rrjet duket të aksesohet nga fëmijet shqiptarë apo jo pasi kemi patur raste që kanë çuar në mendime suicidal tek fëmijët dhe raste ku përmes sfidave që bashkëmoshatarët kanë bërë me njëri-tjetrin kanë humbur jetën.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco