KAFE SHQETO: 'Punëtorët nga Nepali dhe Bangladeshi jo specialistë dhe me shenja të mëdha dembelizmi'

KAFE SHQETO: 'Punëtorët nga Nepali dhe Bangladeshi jo specialistë dhe me shenja të mëdha dembelizmi'

12:20, 13/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i punësimit, z. Erald Pashaj, drejtuesi i “Eppc Albania & Kosovo”, nuk është shprehur me optimizëm për rekrutimin e punonjësve të huaj nga Shqipëri nga bizneset nga vende si Nepali dhe Bangladeshi për të zëvendësuar punonjësit shqiptarë që po emigrojnë në vendet e BE-së.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Pasha tha sot:

“Në qoftë se këto vende do të ishin të zhvilluara, do të kishin një forcë pune të zhvilluar, që do të thotë se forca e punës që vjen nga këto vende është 50 me 50 sepse një pjesë e tyre nuk janë jo specialistë që s’bëhet fjalë, po kanë dhe shenja të mëdha dembelizmi. Kjo e thënë jo nga unë, po e thënë nga persona të cilët punojnë me këto vende dhe sigurisht nga raportet ndërkombëtare mbi indeksin e përgjegjshmërisë së tyre në punë.

Natyrisht nuk janë të gjithë njerëzit njësoj, por nuk shquhen për një kulturë pune që do të japë një hov zhvillimit të vendit. Ata janë vetëm për ato sektorë që kanë nevojë për forcë pune të pakualifikuar, si në pastrim, në ngarkim shkarkim dhe duhet të theksojmë se janë shumë më të shtrenjtë se sa punëtorët vendas që janë përdorur prej vitesh në Shqipëri nga këto biznese.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco