SYRI TV/ Vrasja e 3 grave, qytetarët: Më 8 mars, sërish në protestë

09:35, 03/03/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra aktivistë e qytetarë kanë dalë në protestë tek Ministria e Drejtësisë pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 gra nga dora e një burri. Ata bënë thirrje për ndëshkimin e vrasësve, duke konsideruar organet ligjzbatuese si përgjegjësit kryesorë të jetëve të humbura. Më 8 mars të pranishmit theksuan se do të mblidhen sërish në protestë

SYRI TV

Vrasja e trefishtë e një dite më parë, por edhe ngjarjet e mëparshme ku gratë janë vrarë nga dora e një burri, kanw ngritur në protestë qytetarë e aktivistë të shumtë.

Për rreth një orë ata protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë duke bërë thirrje për ndëshkimin e vrasësve, teksa konsiderojnë organet ligjzbatuese si përgjegjësit kryesorë të jetëve të humbura.

Një histori rrëqethëse tregoi njëri prej protestuesve për vrasjen e së motrës nga bashkëshorti, i cili u lirua nga po i njëjti gjyqtar që ka liruar më herët edhe Dan Hutrën.

Protestuesit paralajmëruan se edhe 8 Marsi do i gjejë sërish në protestë. Në orën 12:00 ata do të mblidhen në Sheshin Nënë Tereza, për të marshuar më pas në institucionet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco