KAFE SHQETO/ Ekspozita në Spaç, 'Fraktura’ si një kujtesë kolektive e burgut mizor të diktaturës

15:00, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një ekspozitë e re u çel në burgun e sigurisë se lartë të Spaçit.

Kamp i punës së detyruar, ku kanë shpenzuar jetën e tyre mijëra të persekutuar shqiptarë, me gjithë gjendjen e degraduar nga koha dhe harresa, Spaçi ngelet ndër emblemat e mizorisë së diktaturës komuniste  shqiptare por edhe të qëndresës ndaj saj.

Në kuadër të ditëve të kujtesës artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente por dhe rrëfime të cilat tregojnë  historinë e një institucioni vjen në ekspozitën e quajtur “Fraktura”.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte Ardian Isufi i cili tregoi se qëllimi i kësaj ekspozite  është të tregojnë se frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund kurrsesi të anashkalohen, në të kundërt, duhet  patjetër të analizohen me një shpirt kritik dhe kështu, të riparohen.

Diskutimi në studio:

Flavio: Ekspozita ‘Fraktura’ e ndihmon shoqërinë apo i kujton gjëra të dhimbshme?

Ardian Isufi: “Padyshim që e ndihmon shoqërinë. Në radhë të parë për të reflektuar për memorien kolektive, pasi është shumë e rëndësihsme që kjo ekspozitë artistike me gjithë këtë takim  public në kampin e Burgut të Spaç-it, dha një moment të rëndësishëm për të reflektuar jo vetëm për diktaturën po edhe për çështje e cila është thelbësore mbi lirinë".

Flavio: Duket sikur denoncimet e gazetarëve dhe analistëve ka qenë përpjekja imjeniative për të bërë qesharake disa nga aspektet e publikut, ndërkohë që një pjesë e publikut po e denonciojnë këtë gjë?

Ardian Isufi: “Që është kundër rryme është, por jo vetëm për këtë qeveri. Pas viteve 90’ Spaç-i duhet të ishte një muze dhe kjo tashmë është një çështje kombëtare.

Padyshim që qeveria aktuale kërkon që ta estetizojë dhimbjen si një concept filozofik që nënkupton njerëz që kanë sakrifikuar, mund t’i shohësh si një film i bukur dhe kjo bën një formë soft me të shkiarën.

Në fakt nuk ëhstë kjo ideja. Marrëdhënia me të shkuarën duhet të jetë shumë analizuese dhe ekzistenciale sepse kanë qenë dy burgje, i vogël i Spaç-it edhe burgu i madh, Shqipëria.

Për hir të së vërtetës kjo ekspozitë tenton që analizojmë të gjitha këto hijet e mëdha që i ka patur koha dhe që i kemi edhe sot.

Flavio: Sa shkon numri i shqiptarëve që e kanë vizituar Spaç-in si destinacion deh çfarë mund të gjejmë atje?

Ardian Isufi: Në radhë të parë, nuk ka një numër të saktë vizitorësh. Shqipëria ende vazhdon me atë që unë e quaj ‘ç’organizimi i organizuar’ dhe ne nuk jemi saktësisht të saktë se kush ka shkuar atje.

Ka vetëm disa gjëra të vogla që njëri nga rojet monumental ruan atje dhe kjo është gati individuale, sepsa kolektive. Ka pafund formate që i kanë shkuar mirë në fakt shoqërive të Perëndimit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco