Parashikimi i motit për ditën e premte, 2 mars 2023

Parashikimi i motit për ditën e premte, 2 mars 2023

14:17, 02/03/2023
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 11°C
në zona e ulëta 2 deri 17°C
në zona bregdetare 6 deri 17°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco