SYRI TV/ Masakra e trefishtë në Kamëz, qytetari nga Fieri: Ku është burrëria kur vret gratë?!

11:25, 02/03/2023
A+ Aa A-

Masakra e një dite më parë në Kamzë, ka nxjerrë në protestë një qytetar nga Fieri. Edmond Hoxha, me një pankartë ku shkruhej: “Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”, ka protestuar në qendër të qytetit të Fierit për t’i thënë stop dhunës dhe vrasjes së grave e vajzave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Edmond Hoxha bëri fajtor për krimin e djeshëm gjithë shoqërinë, e cila ka dështuar në mekanizmat edukimit.

Gjithashtu pjesëe madhe e fajit shkon për institucionet ligjzbatuese, të cilat nuk kanë marrë masa për mbrojtjen e grave dhe vajzave që kanë qenë pre e dhunës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco