COVID-19/ 17 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 17 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19:20, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 384 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 384 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Vlorë, Sarandë.

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,763 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Mars 2023) 

Raste të reja ditore               17
Të shëruar në 24 orë            7
Të shtruar në spitale             6
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       384

Testime totale                   2,040,560
Raste pozitive                      333,518
Raste të shëruara                  329,763
Raste Aktive                             157
Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      129
Fier                           7
Shkodër.                    6
Vlorë                         4
Durrës.                      4
Berat.                        2
Lezhë.                       2
Korçë.                        2
Kukës.                     1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco