COVID-19/ 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19:08, 28/02/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të infektuar. Nuk ka humbje jete dhe pesë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.

Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Shkurt 2023) 

Raste të reja ditore               11
Të shëruar në 24 orë            5
Të shtruar në spitale             4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       492

Testime totale                   2,040,176
Raste pozitive                      333,501
Raste të shëruara                  329,756
Raste Aktive                             147
Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      120
Fier                           7
Vlorë                         4
Shkodër.                    4
Berat.                        3
Lezhë.                       3
Durrës.                      3
Korçë.                        2
Kukës.                     1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco