Parashikimi i motit për ditën e diel

Parashikimi i motit për ditën e diel

23:01, 25/02/2023
A+ Aa A-

Përshendetje!

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit. Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.    

Era pritet të jetë nga kuadrati i  jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek. Valëzimi në  detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco