E diela me reshie shiu/ Këto 5 qarqet që do kenë rrëshqitje dherash

E diela me reshie shiu/ Këto 5 qarqet që do kenë rrëshqitje dherash

19:32, 25/02/2023
A+ Aa A-

Pas ditëve të ngrohta plot diell, e diela do të përfshihet nga reshje intensive shiu në 5 qarqe të vendit. Pavarësisht motit të keq, temperaturat do të jenë të larta.

Sipas IGJEUM do të ketë reshje me intensitet të lartë që do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit. Kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të jenë të niveleve intensive dhe me vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malor që do të shoqërohen me rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane mund të shfaqen problematika me përmbytje të lokalizuara. Qarqet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata dhe presim që nivelin më të lartë ta kemi nesër gjatë pasdites deri të hënën në mesditë. Qarqet si Dibra, Durrësit, Elbasani, Fieri, Tirana, Berati dhe Korça mbeten në nivele mesatare të reshjeve”, tha Gjoni.

Moti do të përmirësohet nga e marta, por do të shoqërohet me rënie temperaturash pasi do të ketë reshje dëbore në zonat malore. Gjoni u shpreh se pritet që fillimi i marsit të jetë i freskët por konsiderohet normale për stinën që ndodhemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco