SYRI TV/ Fasulja mbetet stok, çmimi nuk justifikon kostot

13:58, 25/02/2023
A+ Aa A-

Fermerët e fasules në Korçë janë të shqetësuar në lidhje me çmimet e paarsyeshme që ky produkt ka. Ata shprehen se produkti po mbetet stok, pasi tregtarët kërkojnë çmim shumë më të ulët.

Nga SYRI TV

Prodhimi bujqësor vendas prej kohësh nuk gjen treg për t’u shitur dhe mbetet stok. Vladimir Malaveci nga fshati Pendavinj prej vitesh  është një nga fermerët potencialë të zonës i cili ka një sasi të konsiderueshme fasuleje pa e shitur. Rritja e impiteve bujqësore , naftës por edhe sigurimi i tokës dhe ujit ka rritur koston e prodhimit, por sipas tij tregtarët vendas e duan me çmim tepër të ulët.

Diturie Hoxhaj është një pensioniste e cila ka arritur ta shesë fasulen, por sipas saj, çmimi nuk ka justifikuar kostot dhe nuk ka marrë fitim prej tyre.

Të vetmit tregtarë sipas banorëve të Pëndavinjit janë ata nga Kosova të cilët shkojnë për t’u marrë prodhimin. Adem Kryeziu shprehet se prodhimi shqiptar është cilësor .

Rreth 1 vit më parë ky fshat u prek nga breshëri i cili i dëmtoi të mbjellat, por askush nga instancat nuk u erdhi në ndihmë. E sikur mos mjaftonte kjo, prodhimet të cilat rezistuan, sot qëndrojnë në magazina me shpresën për t’u shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco