Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Gjykata Administrative mbron Salillarin, rrëzon padinë e banorëve të Lumasit

19:34, 02/02/2023
A+ Aa A-

Gjykat Administrative në Vlorë rrëzoi padinë e banorëve të Lumasit kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit. Banorët u shprehën të zhgënjyer për vendimin, ndërsa avokati mbrojtës paralajmëroi dërgimin e çështjes në Apel.

SYRI TV

 

Gjykata Administrative e Vlorës vendosi të rrëzojë padinë e banorëve të Lumasit, kundër kompanisë Salillari dhe bashkisë së Kuçovës, që kërkonin anulimin e lejes për shfrytëzimin e burimit të Sinecit.

Dhjetëra banorë të Lumasit janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e gjykatës, por jo të dorëzuar.

"Nuk është bazuar në asnjë ligj. Jemi shumë të prekur nga vendimi i Gjykatës. Drejtësia është përdhosur. E kemi pritur me shumë trishtim këtë vendim", thanë banorët. 

Avokat mbrojtës i banorëve, Arben Llangozi, akuzoi gjyqtaren e çështjes Ema Shaolli si anëtare e Forumit Rinor Socialist, që merr vendim në favor të oligarkëve dhe qeverisë.

Llangozi paralajmëroi apelim të çështjes.

"Gjykata bëhet palë me oligarkët. Gjyqtarja është pjesë e FRESSH dhe vjen e gjykon çështje që kanë sensibilitet. Përveç ankimit që do të depozitojmë në Gjykatën e Apelit do të ccojmë në ndjekje penale këtë gjyqtare", tha avokati Llangozi. 

Prej dy vjetësh, banorët e fshatit Lumas kanë zhvilluar protesta e greva urie në mbrojtje të zonës së mbrojtur të Sinecit, e cila do të shfrytëzohet nga kompania salillari për ndërtimin e një ujsjellësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco