VIDEO-SYRI TV/ 350 ha tokë nën ujë në Lezhë, emergjencat: Hidrovoret në pikë kritike

16:42, 23/01/2023
A+ Aa A-

Edhe në qarkun e Lezhës situata vijon të jetë e rënduar. Nën ujë janë mbi 350 hektarë tokë, ku problemet kryesore janë në zonën e Kurbinit. Emergjencat civile në këtë qark thonë se situata në hidrovore paraqitet kritike, ndërsa vijojnë shkarkimet nga HEC-et. Erozioni detar ka dëmtaur shëtitoren e Kunes në Shëngjin.

Nga SYRI TV

Edhe në Lezhë situata nga moti vijon të jetë e rënduar. Nën ujë janë rreth 350 hektarë tokë bujqësore. Zonat më problematike ndodhen në kurbin dhe në Torovicë, ku uji ka përbytur tokat bujqësore ndërsa deri më tani nuk raportohet për probleme në banesat.

Sipas emergjencave civile, në Lezhë të gjithë hidrovoret janë në situatë kritike, ndonëse po punojnë me kapacitet të plotë. Në dy hidrocentralet që prekin këtë zonë, Qafë Molla dhe Shkopeti, në total shkarkohen rreth 250 metër kub uji në sekond. Asket rrugore janë të gjithë të hapur, ndërsa nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike.

Për shkak të motit të keq, deti  trazuar i ditëve të fundit ka sjellë dëmtime të shetitorës së në zonën e Kunës në Shngjin. Eksperti i Mjedisit në Lezhë Jakë Gjini u shpreh se është një situatë e paralajmëruar.

Eksperti Gjini, thotë se shëtitorja u ndërtuar pa u bërë një studim i mirë, pasi u ekspertët nuk u pyetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco