Pogradeci dy ditë pa ujë të pijshëm, bashkia riparon defektin pas denoncimit të PD

Pogradeci dy ditë pa ujë të pijshëm, bashkia riparon defektin pas denoncimit të PD

21:26, 21/01/2023
A+ Aa A-

Qyteti i Pogradecit dhe disa zona periferike prej dy ditësh vuajtën mungesën e ujit të pijshëm. 

Dega lokale e PD denoncoi sot këtë fakt

PD publikoi edhe foto nga radha e qytetarëve te një çezme uji në përpjekje për të mbushur ujë me bidona. 

Ndërsa në orët e vona të pasdites së kësaj të shtune, bashkia e Pogradecit njoftoi se defekti i ujësjellësit ishte riparuar. 

Pas dy ditësh, banorët e Pogradecit dhe fshatrave të njësisë administrative të Bucimasit do të shohin ujë në çezmat e tyre sot.

Momentalisht janë duke u mbushur depot ndërkohë që brenda pak orëve pritet që i gjithë qytetit të furnizohet me ujë të pijshëm.

Ndërprerja e ujit u shkaktua pasi kompania që po kryen ndërtime në Drilon çau tubin e ujësjellësit duke lënë qindra familje pa ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco