Cikloni mbi Adriatik sjell shira me rrebesh dhe borë të dendur në zonat malore

Cikloni mbi Adriatik sjell shira me rrebesh dhe borë të dendur në zonat malore

07:09, 20/01/2023
A+ Aa A-

Qëndra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik, vijon të ushtrojë aktivitetin e saj duke mbajtur reshje shiu me rrebeshe dhe reshje bore në zonat malore.

E premte, 20 janar 2023

Moti do të jetë me  vranësira reshje shiu  në zonën veri-perëndimore , reshje bore në veri-lindje jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug  - Perëndim me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     2/6°C
Zona e ulët         8/13°C
Zona bregdetare 10/14°C

Kosova, e premte 20 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 6°C - 7°C .

E shtunë, 21 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare me  reshje shiu  në zonën perëndimore , reshje bore në veri-lindje jug-lindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të jetë me drjetim Jug me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     0/5°C
Zona e ulët         4/11°C
Zona bregdetare 8/13°C. Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco