VIDEO-SYRI TV/ Vidhen shinat e trenit në Ballsh, banorët: I marrin dhe i shesin për skrap

17:24, 13/01/2023
A+ Aa A-

Linjat hekurudhore prej shumë vitesh janë lënë në harresë. Në Ballsh shinat e trenit janë shkatërruar dhe vjedhur. Banorët tregojnë se linjat hekurudhore grabiten dhe më pas shiten për skrap.

Nga SYRI TV

Në ish-stacionin e trenit në Krapës është vjedhur totalisht linja dytësore e shkëmbimit të trenave ndërkohë që në afërsi të Digës Krapës në afërsi të Lalarit mungojnë afro 10 metra të tjera linjë hekurudhore.

Sipas banorëve të zonës Plyk, Krapës, Lalar kjo linjë ka funskionuar deri më vitet 1997 për pasagjerët dhe deri më vitet 2000 për transport mallrash. Pas ktyre viteve kjo linjë është lënë në mëshirë të fatit.

Me shkatërrimin dhe vjedhjen e shinave, duket se shumë shpejt do të shuhet edhe kujtesa historike në lidhje me linjat hekurudhore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco