35 mln euro për energjinë elektrike, buxheti kalon paratë te KESH-i

35 mln euro për energjinë elektrike, buxheti kalon paratë te KESH-i

14:29, 02/01/2023
A+ Aa A-

Për të garantuar energji elektrike pa ndërprerje dhe për t’i paraprirë skenarëve të krizës, buxheti i shtetit ka hedhur në llogari të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, 4 mld lekë, ose 35 mln euro me kursin aktual.

Pas një viti të vështirë, ku shpenzimet për të blerë energji u rritën përtej parashikimeve, tashmë KESH-i duhet të menaxhojë prodhimin dhe shit-blerjet në një tjetër vit sfidues.

Viti 2022 u mbyll me një faturë shpenzimesh që arriti në 350 mln euro për KESH-in, ndërsa kostot shtesë nuk u mbuluan nga familjet e biznesi.

Ndërkohë, në tremujorin e fundit të vitit 2022, pati një kërkesë për të rritur çmimin tek familjet që harxhonin mbi 800 kilovat, por që u anulua, sepse situata u përmirësua me reshjet e shumta dhe kursimin e energjisë.

Çmimet në bursa janë ulur në dhjetor në nivelin mesatar 100 euro/megavat orë nga 400 euro që arritën në gusht-shtator.

Po ashtu, edhe prodhimi vendas është rritur ndjeshëm, duke sjellë një zbutje të krizës që konsiderohet e përkoshme, të paktën edhe për pjesën e parë të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco