Udhëzimi/ Studentët do të rikthehen në universitete në 9 janar. Për nxënësit shkollat do të hapen më herët

Udhëzimi/ Studentët do të rikthehen në universitete në 9 janar. Për nxënësit shkollat do të hapen më herët

09:06, 29/12/2022
A+ Aa A-

Për shkak të festave të fundvitit, në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit kanë nisur pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 janar 2023.

Sa u takon universiteteve, procesi mësimor do të rifillojë javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023. Ndërkohë, ashtu siç është përcaktuar në udhëzimin e ministrisë, në arsimin bazë këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh.

Kështu sipas urdhrit në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës.

Ministria e Arsimit ka publikuar gjithashtu datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor.

Provimi i Matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco