Dobësimi i anticiklonit afrikan sjell reshje të pakta në veri të vendit

Dobësimi i anticiklonit afrikan sjell reshje të pakta në veri të vendit

07:50, 28/12/2022
A+ Aa A-

Një front i dobët në shtresat e larta të atmosferës ka dobësuar anticiklonin Afrikan duke ndikuar tagent në vendin tonë reshje të pakta dhe vranësira në veri, veri-perëndim. 

E mërkurë, data 27 dhjetor 2022

Moti do të jetë me  vranësira mesatare të pasuara ngë reshje të pakta në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      4/14°C
Zona e ulët         2/18°C
Zona bregdetare 10/17°C

Kosova, e mërkurë data 28 dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 9°C - 11°C .

E enjte, data 29 dhjetor 2022

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira  të pasuara ngë reshje të pakta në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drjetim Jug - Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      5/13°C
Zona e ulët         6/17°C
Zona bregdetare 10/16°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco