ISHP: Ja kur pritet kulmi i të infektuarve me grip dhe koronavirus

ISHP: Ja kur pritet kulmi i të infektuarve me grip dhe koronavirus

17:14, 27/12/2022
A+ Aa A-

Rritja e të prekurve nga koronavirusi dhe gripi parashikohet të vijojë dhe pas festave. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit sipas epidemiologëve të Institutit të Shëndetit Publik pritet të sjellin kulmin e të infektuarve.

Gripi është kthyer në qarkullim me të njëjtin intensitet si para pandemisë ndërsa rastet me koronavirus këtë periudhë janë rritur në 17 bashki.

"Piku i qarkullimit të gripit arrihet në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit. Rritje por jo formë vale. Personat që s'janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Ata mbi 65 vjeç që kanë bërë tre doza, të marrin dhe të katërtën."-thotë një ekspert.

Aktualisht gripi dhe virozat e tjera të rrugëve të frymëmarrjes po dominojnë ndaj koronavirusit. Mjekët apelojnë për të mos i neglizhuar shenjat e tyre pasi virozat në qarkullim përhapen shumë shpejt dhe po shfaqen më agresive se dy vitet e shkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco