Java nis me diell dhe temperatura dimri të larta

Java nis me diell dhe temperatura dimri të larta

07:42, 26/12/2022
A+ Aa A-

Presioni i lartë atmosferik në veri të kontinentitit Afrikan vijon të shtrijë ifluencën e tij në rajonet e Mesdheut duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë .

E hënë, 26 dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje . Era do të jetë me drjetim Jug - Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      2/14°C
Zona e ulët         2/19°C
Zona bregdetare 10/18°C

Kosova, e hënë 26 dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull të ngrirë kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 10°C - 15°C .

E martë, 26 dhjetor 2022

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drjetim Jug - Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      2/14°C
Zona e ulët         2/20°C
Zona bregdetare 8/18°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco