Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

VIDEO-SYRI TV/ Çifti i moshuar në Kurbin jeton në garazh, banesa u dëmtua nga tërmeti

17:08, 23/12/2022
A+ Aa A-

82-vjeçari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij nga Kurbini prej 3 vitesh jetojnë në garazh pasi banesa e tyre u është dëmtuar nga tërmeti. Duke qenë se mungojnë kushtet minimale te jetesës në këtë ngrehinë, ata shpesh flenë në banesën e shkatërruar duke iu edhe rrezikuar jeta. I moshuari kërkon që qeveria të përmbushë detyrën dhe tua rregullojë banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Nga SYRI TV

Për të tretin vit rresht, çifit i moshuar Lala në Kurbin jeton në garazh, pasi banesa e tyre u është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

82-vjeçari Pashk Lala i cili jeton së bashku më bashkëshorten e tij në këtë ngrehinë të amortizuar, tregon se bashkia Kurbin i ka dhënë 5 mijë lekë të rinj për të riparuar banesën, por ai shprehet se kjo shumë është e pamjaftueshme. Ai thotë se nuk e do grantin, por kërkon që institucionet të verifikojnë dëmet dhe tua rregullojnë shtëpinë.

Plagët e tërmetit vijojnë ende të lëngojnë tek qytetarët, ku shumë prej tyre edhe kanë kaluar 3 vite, vijojnë të jetojnë mes banesave së shkatërruar nga tërmeti dhe kalvarit të zvarritjes nga institucionet për riparimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco