Parashikimi i motit për fundjavën, 19 dhe 20 nëntor 2022

Parashikimi i motit për fundjavën, 19 dhe 20 nëntor 2022

22:20, 18/11/2022
A+ Aa A-

Vendin e pret një fundjavë me mot të paqëndrueshëm veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës. 

Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie. 

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqsuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco