SYRI TV/ Probleme me rrugën në Grykëzezë të Lezhës, fshati: E kemi mirëmbajtuar me paratë tona

SYRI TV/ Probleme me rrugën në Grykëzezë të Lezhës, fshati: E kemi mirëmbajtuar me paratë tona

13:29, 07/11/2022
A+ Aa A-

Rrugë e amortizuar, një përrua që kërcënon me përmbytje dhe mungesë e ujit të pijshëm. Këto tri probleme i shqetësojnë prej vitesh banorët e fshatit Grykëzezë në Lezhë, të cilët thonë se pushteti lokal i ka harruar.

Nga SYRI TV

Kjo është gjendja e rrugës së fshatit, e cila prej të paktën 20 vitesh nuk njeh investime. Ajo është amortizuar krejtësisht, ndërsa janë vetë banorët që e mirëmbajnë, për shkak se nga pushteti lokal nuk është vënë kurrë dorë.

Për banorët, shqetësim është dhe përroi i fshatit, i cili sa herë që ka reshje vërshon dhe shkakton përmbytje nëpër banesa.

Sigurimi i ujit të pijshëm është sfidues për banorët e fshatit Grykëzezë.

Të gjitha këto problematika, janë dhënë si premtime elektorale për tu zgjidhur, por deri më sot, askusht nuk ka kthyer sytë nga banorët e këtij fshati.

Gazetar: M. Marku

Operator: E. Nikolli

Redaktor:J. Hoxhaj

Montazhi: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco