Java e re me diell dhe temperatura në rritje gjatë ditës

Java e re me diell dhe temperatura në rritje gjatë ditës

07:31, 07/11/2022
A+ Aa A-

Anticikloni afrikan sërish është rikthyer në Mesdhe i cili ka përfshirë gadishullin duke sjellë stabilitet të motit në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë. 

E Hënë, data 07 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/15°C
Zona e ulët         10/24°C
Zona bregdetare 13/23°C

Kosova, e Hënë data 07 Nëntor 2022

Moti do të jetë me diell dhe mejgull. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 16°C - 18°C .

E Martë, data 08 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndime me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/17°C
Zona e ulët         9/23°C
Zona bregdetare 12/23°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco