Parashikimi i motit për ditën e diel

Parashikimi i motit për ditën e diel

23:09, 05/11/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri  në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco